Pse njerëzit i tremben Vetting-ut e kafshët jo?

0
Shkruan Zef Ndreka
Si origjinë, fjala veting, “kacavirret” tek kafshët.
Është pra, procesi i kryerjes së një kontrolli të sfondit të dikujt përpara se t’i ofroni një punë, t’i jepni një çmim ose të bëni një kontroll të fakteve para se të merrni ndonjë vendim. Përveç kësaj, në mbledhjen e informacionit, burimet testohen për të përcaktuar dobinë e tyre.
Vetingu, ishte një proçes ku kryhej kontrolli i kafshës përpara se t’i ngarkoni një punë. Psh, një gomari të vogël, kërriç, i bëhej prova me ngarkesë, a mund të rezistonte t’a mbartte barrën e druve deri ku duhej.
Merrej kafsha në pyllë ngarkohej dhe shihej sa përballonte punën. Nëse gomari ishte në gjëndje pune, punonte.
Për ngjashmëri mund të sillen shëmbuj me kafshë të tjera shtepiake.
Kёshtu vetingu testonte për të përcaktuar mundësinë e dobishmërisë së  tyre.
Nga kjo shprehje, mëndohet të kenë “rrënjët” ata që sot i qujmë veterinerë.
Po në politikë dhe në jetën publike, përse nuk bëhet veting i ngjashëm me këtë që po trajtojmë?
Psh, në Tiranë , po të bëhej një veting, nuk do të kishim Erion Veliajn kryebashkiak, falë pamundësive dhe paaftesive të tij për të mbajtur qytetin e Tiranës të jetueshëm për qytetarët. Po të ishte bërë një veting për të, do e dinim përpara se ai ka në shpirt korrupsionin, betonin, kullat, plehrat etj dhe vetitë e gomarit për t kullufitur çdo gjë e për t’ja kërkuar kurrizi kërbaçin e shefit.
Po kështu, po të kalohej në veting Edi Rama, nuk do e kishin rregjim të korruptuar.  Nuk do dëgjonim çmenduritë e tij në çdo dalje publike, nuk do mbeteshim të fundit e rajonit në standarte dhe jetesë. Pastaj, atje ku na dhemb fort, shqiptarët nuk do zgjidhnin mergimin si rrugën e vetme të shpëtimit. PMe pak fjalë, nuk do të kishim Edi Ramën Kryeministër.
Po kështu do të vazhdonte seria edhe për thujse gjithë aktorët e tjerë, të pozitës dhe opozitës. Nuk do e kishim Likën e korruptuar e të acaruar, Berishën non grata të shpallur nga amerikanët dhe britanikët për korrupsion dhe minim të sistemit të drejtësisë.
Por më kryesorja, nuk do kishim disa ligje anti shqiptare si reforma e tokës bujqesore, mungesën e drejtësisë, luftë klasave.
Mund të vazhdonim gjatë me ç’nuk do kishim. Pra, s’do kishim ministra në burg, politikane e pustetare hajdutë, polici që bashkpunon me krimin e tjeterson edhe vullnetin e sovranit përmes vjedhjes së votave.
Asnjë kafshë shtëpiake deri sot nuk i është trembur, por as i ka shpëtuar Vetting-ut. Ç’kanë atëherëkëta sunduesit tanë që Vetting-un e kanë tmerr?!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu