Damian Gjiknuri, numri 2 i PS-së, deklaron se Erion Veliaj është kandidati për kryebashkiak të Tiranës

0

 

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, ose dyshi i PS-së Damian Gjiknuri thotë se Erion Veliaj është kandidat shumë serioz i PS për zgjedhjet e ardhshme lokale në Tiranë. Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Gjiknuri u shpreh se Erion Veliaj në dy mandate si kryebashkiak i Tiranës ka bërë punë të pamohueshme në Tiranë.

Sipas Gjiknurit, kritikat ndaj tij janë më se normale po të kesh parasysh kohën e gjatë në detyrë. “Erion Veliaj është kryetar bashkie në detyrë, ka bërë goxha punë. Erion Veliaj është një kandidat shumë serioz i PS dhe vjen me një bagazh arritjesh që e bëjnë atë kandidat favorit për të fituar ndaj kundërshtarit”, tha Gjiknuri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu