Zgjatja pa fund e tranzicionit

0
Shkruan Zef Ndreka
Tranzicioni i stërzgjatur  me aktorët kryesorë Berisha-Meta-Rama, përballët me luftën e pafundme apo lojën e tyre politike për shtyrje pa afat, apo zgjatjen e qëndrimit të tyre pa fund në pengmbajtje të vëndit.
Janë 32 vite që kjo treshe e plakur politike tashmë, është gangrenizuar dhe është bërë shumë e rrezikshme jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për gjithë rajonin e më gjërë.
Berisha, pasi përdori gjithë arsenalin dhe energjitë e tij si mediatike, financiare, foltoriste, pasi futi në rrjesht gjithë ministrat e tij të korruptuar, drejtorë e policë, oligarkë e kriminelë, tashmë po mendohet!
E para gjë që e shtyn të mendohet fort, është ndërrimi i taktikës në sulmet kundër SHBA-ve, ndoshta duke heshtur e duke përdorur të tjerët të artikulohen. Kjo sjellje e re e Berishës vjen pasi ai është bindur se ato nuk tolerojnë dhe nuk i sfidon dot!
Pastaj, mendohet se sëbashku me Partinë në degradim të Lirisë së Ilir Metës, nuk do të mund të arrijnë të fitojnë asnjë Bashki në vënd dhe përgjegjësia për humbjen e sigurtë do t’i kaloj përsonalisht atij për shkak të përçarjes që i shkaktoi PD-së, pa e patur të nevojshme për “zgjidhjen” e halleve të tij e të familjes.
Berisha, po mendohet të dalë apo jo nga skena. Të shpëtojë nga përgjegjësia e humbjes së zgjedhjeve lokale të radhës , për të lënë përsëri dopio gjashtën në duart e PD-së zyrtare.
Berisha po mendohet ku do t’a ngecë dështimin e turpshëm të tij. Me veprimet e tij, ai iu bëri dëm jo vetëm PD-së në përçarjen e saj, por edhe disa përsonave që u rrjeshtuan krah tij kundër SHBA-ve të bindur apo të pa bindur dhe që u futën në listat e zezë të saj.
Sigurisht, e gjitha kjo tregon qartë se Berisha ka mbajtur rreth vetës shumë përsona bisht-shtypur, të korruptuar, me dosje, spiunë të Sigurimit të Shtetit, njerëz apolitik që janë të djegur përfundimisht në politikë.
Dhe artikulojnë se është faji i Bashës!
Ironi dhe injorancë e madhe brënda demokratëve kjo!
Basha ka gabimet e veta. Gabimi më i madh rezultoi pranimi i tij që bashkëpunoi dhe bashkëveproi për shumë vite me bashkekryetarin e PD-së hije Berisha.
Sa herë vëndimet e tyre nuk dilnin për mbarë, fajet i faturonte tek Basha!
Te gjithe e dimë, se listat e kandidatëve për deputet nga viti 2013 deri në vitin 2021, hartoheshin e miratoheshin nga Berisha!
Për kontestimet, fajin ia kalonte Bashës, si përherë!
Lulzim Basha ishte i rrethuar nga hafijet e Berishës në parti , në çdo post drejtues të saj. Mjaftojmë të kujtojmë gjithë nënkryetarët e PD-së, shefi i kabinetit të kryetarit, drejtori i organizimit të partisë, etj. Të gjithë e survejonin Bashën, dhe kaluan pas tetë vitësh menjëherë tek Foltorja e Berishës duke shpifur , gënjyer e anatemuar Bashën, pa mbajtur për vete asnjë përgjegjësi. Madje të gjithë pa pritur, u rizgjodhën si shpërblim në kryesinë e Foltorës së Berishës.
Sigurisht, që Berisha i kujton mirë të gjitha këto veprime tipike sigurimse e komuniste, dhe për mos arritjen e qëllimeve të foltorës po mendohet sërish, si të luaj për t’a shitur vetën sa më shtrenjtë tek amerikanët, si faktor i rëndësishëm politik në vënd!
Por nuk pyesin amerikanët, as tolerojnë non grat-at e tyre ! Damkosja është e pashlyeshme. Ajo u shoqërua nga Britania e Madhe dhe mund të pasohet edhe nga Gjermania e Franca, ndoshta edhe nga vënde të tjera të rëndësishme europiane.
Berisha i vetmuar, e kupton se demokratët dhe shumë foltoristë e kuptuan mashtrimin , gënjeshtrat me shpresa të pa-shpresa. Është parë se askush se takon as e mbështet në Europë e me gjërë.
Berisha e di mirë, ndaj i mashtron mbështetësit e tij, se me ligjin amerikan asnjë dokument apo fakt për të cilin është shpallur non grata dhe që gjendën në dosjen e tij në Departamenin e Shtetit Amerikan , nuk lejohet të dalë jashtë gjykatave të Amerikës. Ndaj në çdo dalje kërkon një provë , një fakt!
Le ta provojë Berisha t’i drejtohet përmes një zyre avokatie sistemit gjyqsor në Amerikë. Studio ka plot . Nuk do jetë e nevojshme prezencën e tij në USA. Dhe të presë vëndimin. Jo të mashtrojë me gjykatën dhe avokatin francez. Lojë kjo pa bereqet e Berishës. Rrena i ka këmbët e shkurtëra , vetëm sa për të mashtruar. Dhe këtë e ka bërë vetëm për mbështetësit e tij që ulurasin e shkruajnë kundër USA dhe Ambasadores së saj Yuri Kim, duke imituar Berishën në kerkim të një fakti!
Berisha e di mirë se miqt e tij senator Amerikan , pasi u ftuan në DASH për të lexuar dosjen e tij, kanë heshtur pasi e kanë parë atë, kanë mbyllur gojën!
Për të gjitha këto, u harruan primaret në Foltore. U harrua konservatorizmi aq shumë i artikuluar nga foltorja në foltore. Për më tepër ironi, nga konservatorizmi i pretenduar rreshqitën majtas , pa turp fare, duke ju drejtuar për bashkëpunim e koalicion Partisë së Lirisë , kësaj partie pa bosht ideologjik por me pronarë Ilir Metën, njëlloj si Partia e Foltorës, vetëm për të arritur zgjatjet pa afat të ndryshimeve rrënjësore që i duhen Shqipërisë.
Ilir Meta është në hall , njëlloj si Berisha , njëlloj si Rama.
“Helli” Amerikan nuk do t’i falë . Shumë shpejt do i shikojmë në gjunjë.
Loja për shtyrjet pa afat apo zgjatjen e status-quosë se treshës Berisha-Rama-Meta është kuptuar tashmë jo vetëm nga shqiptarët, por edhe nga ndërkombëtarët.
Trëkëndëshi i tyre çdo ditë po dobsohet. Shpejt do rrëzohet Meta, pastaj Berisha bashkë me non grata-t e tjera të Foltorës dhe në fund Rama.
Dihet se Rama është investuar shumë në përçarjen e rivaleve .
Dihet gjithashtu se Berisha nuk zbret nga Rosimati. Megjithse po bën sikur po mendohet! E ka përcaktuar qartë Namik Vehbi Fadile Hoti.
Socialistët më të thekur apo majtistët më të thekur sot, janë lëkundur nga sundimi i Ramës.
Edi Rama ka punuar dhe punon vetëm për marrëveshje!
Bashkëpunimin e ka braktisur. Njerzit e tij të ngushtë kanë marrë prona e pasuri të mëdha dhe reagojnë egër kur prekën.
Kujtojmë lëvizjet e fundit në polici.
Të gjitha këto tregojnë, se ne Shqiptarët kemi një mallkim të madh, mos marrëveshjen dhe mos bashkëpunimin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu