Ilir Meta lajmëron shqiptarët se brenda 24 orëve do njoftohet protesta e parë kundër hajdutëve të qeverisë

0

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbajtur një konferencë për media, ku ka thenë se në këto 24 orë do të njoftohet edhe se kur do të mbahet protesta e parë e opozitës në vend.

I pyetur se nëse këto protesta do të jetë edhe Sali Berisha, Meta tha se protestat do të jenë së bashku me gjithë forcat e tjera politike.

“Partia e Lirisë ka tashmë një axhendë për të nisur protestat e saj anti-korrupsion pikërisht tek veprat e krimit që jan kryer dhe konsumohen. Një nga protestat e para do të njoftohet brenda këtyre 24 orëve. Do ketë vazhdimisht protesta aty ku ndodh krimi, aty ku vidhet qytetari.

Kemi një axhent shumë të vecantë. Protesta do jenë së bashku me të gjithë foca të tjera politike. Por do ketë e protesta ku do ftojmë qytetarët dhe komunitetet sipas rastit” tha Meta ndër të tjera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu