Administrata e Joe Biden ka miratuar më shumë se 1.1 miliardë dollarë shitje armësh në Tajvan, një lëvizje që ka të ngjarë të ndezë më tej tensionet midis Uashingtonit dhe Pekinit.
Qeveria amerikane njoftoi të premten zyrtarisht Kongresin për shitjet, të cilat përfshijnë deri në 60 raketa kundër anijeve dhe deri në 100 raketa të tjera.
Laura Rosenberger, Drejtoresha e Lartë e Shtëpisë së Bardhë për Kinën dhe Tajvanin, tha se kjo është shitja më e madhe e armëve në Tajvan deri më tani nën administratën e Bidenit dhe ata “kanë qenë në konsultime dhe biseda të drejtpërdrejta me anëtarët e Kongresit dhe Tajvanit për nevojat e tij të mbrojtjes”.
Tensionet midis Kinës dhe SHBA-së u rritën pas vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi në Tajvan në fillim të gushtit.
Në fillim të kësaj jave, dy anije luftarake të Marinës së Shteteve të Bashkuara hynë në ngushticën e Tajvanit në atë që ishte tranziti i parë detar i SHBA në rrugë ujore që nga tensionet SHBA-Kinë për shkak të vizitës së Pelosit.






