Rama i dha Portin e Durrësit/ Ja cili është “pasaniku” arab, i lidhur ngushtë me serbët dhe bjellorusët

0

Më 10 gusht të këtij viti, qeveria shqiptare firmosi një marrëveshje bashkëpunimi me një kompani arabe për ndërtimin e portit të jahteve në Durrës

Marrëveshja u nënshkrua mes kompanisë shqiptare “Albanian Seaports Development Company” dhe “Eagle Hills Real Estate Development” shpk, përfaqësuar nga investitori Muhammed El Alabbar.

Milioneri arab i cili do të investojë për të transformuar Portin e Dursit, është drejtor i “Lakeside Development” i themeluar nga Blueskay Holdings Limited me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe, e lidhur me disa kompani offshore.

Kreu i grupit të investimeve ‘Emaar Properties’, i cili njihet fillimisht si Alabbar Rashid Mohamed Ali Rashid, në fakt mban disa emra me të cilin shtypi i referohet: Mohamed Ali Rashed Al-Abbar, Mohamed Ali Rashed Alabbar, Mohamed Al-Abbar ose thjesht Mohamed Alabbar.

Mediat e huaja raportojnë se El Alabbar e zhvillon aktivitetin e tij në kryeqytetin e Bjellorusisë, në Minsk duke ‘u kamufluar’ si drejtor i një kompanie të vogël. Mirëpo përpos kësaj, drejtori i kompanisë të cilit Rama i besoi transformimin e Portit të Durrësit, shfaqet me një lidhje të ngushtë me biznesmenë serbë.

Një rast është përfshirja e tij në një biznes me dy vëllezërit Kariç nga Serbia. Emirates Blue Sky dhe Dubai Water Front janë dy kompani që u përkasin biznesmenëve serbë Karic. Pak kohë më parë ata njoftuan tërheqjen e tyre nga tregu bjellorus në fund të vitit 2020. Kjo ndodhi menjëherë pasi u vendosën sanksionet e BE-së ndaj kompanive Dana.

Më 25 nëntor 2020, një kompani e re e quajtur Lakeside Development u shfaq në Bjellorusi. Kanali Telegram ‘Nick and Mike’ e lidhi atë me Dana-n.

“Emaar Properties” planifikon të zhvillojë projektin “Smart City” në veri të Minskut me një investim të vlerësuar prej 4 miliardë euro. Guri i parë në kantierin e ndërtimit u vendos simbolikisht nga kryeministri Raman Halouchanka më 2 tetor 2020.

Në tetor 2020, klienti i ndërtimit të “Smart City” ishte Emirates Blue Sky, kompania e lartpërmendur e vëllezërve Karic. Për më tepër, ajo mori këtë emër të lidhur me botën arabe pak para se të përfshihej në projekt. Por para kësaj, ai quhej Zomex Investment. Pasi goditën sanksionet perëndimore, dhe riemërtimi i kompanive u bë një përpjekje në modë për të shmangur sanksionet.

Qeveria bjelloruse iu referua investitorit arab në raportet e saj si “Mohamed Al Abbar, Kryetar i Bordit të Emirateve Blue Sky LLC”.

Emrat Bluesky Holdings Limited (themeluar nga Lakeside Development) dhe Emirates Blue Sky (një entitet juridik i lidhur me vëllezërit Karich) kanë dy fjalë të përbashkëta”Blue Sky”, që ndoshta mund të jetë një rastësi.

‘Emaar Properties’ ka lidhje të tjera me biznesmenë serbë. Ata promovuan projekte të mëdha ndërtimi së bashku në Beograd dhe Moskë.

Në një takim me Halouchanka në shkurt, kreu i Emaar Properties mohoi pjesëmarrjen e Dana në projektin bjellorus. Arsyeja me gjasë ka qenë fakti se pronësia me rrënjë serbe ishte nën sanksione.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu