28 deputetë votojnë për Enkelejd Alibeajn si kryetar grupi të PD-së, emrat

0

Pak ditë para nisjes së sesionit të ri parlamentar, Lefter Gështenja organizoi një takim të deputetëve të PD-së që nuk kanë mbështetur Berishën që të diskutojnë në një darkë informale për aksionin e Grupit Parlamentar të PD-së.

Mësohet se deputeti Gështenja mësohet se kishte kontaktuar 34 deputetë për t’u bërë pjesë e takimit, por në mbledhje morën pjesë fizikisht 20 ligjvënës, ndërsa siç bëjnë me dije burimet, 8 të tjerë kishin konfirmuar se mund të konsiderohen pjesë e mbledhjes, por për shkak se ishin jashtë vendit në rast të çdo vendimi kanë konfirmuar online përmes aplikacionit të “ëhatsapp”. Surpriza në këtë takim ishte pjesëmarrja e disa deputetëve që deri më sot nuk kishin marrë pjesë në mbledhje si Flutura Açka, Agron Gjekmarkaj apo Helidon Bushati.

Ndërkohë, pika e parë e diskutimit ishte rikonfirmimi i Enkelejd Alibeajt si kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Mësohet se ka qenë deputeti Gazment Bardhi që i ka kërkuar kolegëve që të shprehen për konfirmimin e Enkelejd Alibeajt në krye të grupit dhe se atij duhet dhënë i gjithë autoriteti për përfaqësimim e grupit parlamentar.

28 deputetë ishin të unifikuar në rikonfirmimim e Enkelejd Alibeajt si kryetar grupi dhe kërkuan që ai të ketë një rol më aktiv dhe më vendimmarrës në lidhje me punën e grupit. Është diskutuar edhe nevoja e ngritjes së një minikryesie përfaqësuese për organizimin e punës dhe axhendës parlamentare të deputetëve. Fokusi i takimit të djeshëm ka qenë për organizimin e grupit vetëm sa i përket jetës parlamentare dhe se pritet të ketë një mbledhje të dytë në lidhje me organizimin në terren.

Në sesionin e ri pritet të ketë edhe ndryshime sa i përket përbërjes së deputetëve në komisione. Në mbledhjen e djeshme është diskutuar pakënaqësia që deputetët kanë pasur me Sorina Kotin, deputeten e Korçës, e cila është nënkryetare e Komisionit të Ekonomisë, e cila që prej fillimit është pozicionuar në krah të Berishës. Burimet bëjnë me dije se është marrë në konsideratë zëvendësimi i saj në postin e nënkryetares së Komisionit të Ekonomisë. Ajo është akuzuar gjatë mbledhjes se nuk informon deputetët për zhvillimet në Komision.

Deputetët që konfirmuan Alibeajn

1. Merita Bakiu
2. Salaudini Jakupllari
3. Andia Ulliri
4. Enkelejd Alibeaj
5. Jorida Tabaku
6. Gazment Bardhi
7. Flutura Açka
8. Helidon Bushati
9. Ferdinand Xhaferri
10. Eralda Bano
11. Saimir Korreshi
12. Dashnor Sula
13. Lefter Geshtenja
14. Agron Gjekmarkaj
15. Zheni Gjergji
16. Kastriot Piroli
17. Dhurata Cupi
18. Bledion Nallbati
19. Ramadan Likaj (online)
20. Ilda Dhori
21. Kreshnik Collaku (online)
22. Orjola Pampuri (online)
23. Flamur Hoxha (online)
24. Arbi Agalliu (online)
25. Emilja Koliqi (online)
26. Alfred Rushaj
27. Fatjon Veizaj (online)
28. Lulzim Basha (online)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu