“Drejtori i Policisë së Shtetit Tonin Vocaj: Duhen formalizuar bastet sportive online

0

Sapo u emërua si Drejtori i komanduar i Policisë së Shtetit, Tonin Vocaj në dëgjesën publike për rikthimin e basteve, ka kërkuar rishikimin e ligjit. Për të kjo veprimtari është e ligjshme në vende të tjera, por sipas tij nuk duhet lejuar formalizimi i lojërave të fatit apo mini-kazinove.

“Nisur nga sa më sipër sugjerojmë rishikimin e ligjit për lojërat e fatit në republikën e Shqipërisë, numër 75, datë 25. 10.02018 i ndryshuar, për formalizimin e basteve sportive online dhe nga fakti që në vende të tjera kjo veprimtari është e ligjshme.

Mendojmë që formalizimi i sallave të lojërave të fatit, mini-kazinove etj, nuk duhet lejuar edhe si një faktor i nxitjes së kriminalitetit në përgjithësi dhe kriminaliteti te të rinjtë në veçanti.

Veprimtaria hetimore dhe kontrolli i territorit nga strukturat e policisë është më i strukturuar dhe mundësia e sigurimit të provave për këtë veprimtari të fundit është më e strukturuar dhe më e mirë”, deklaroi Vocaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu