Ndonëse të lënë jashtë Komisionit të posatcëm për Reformën Territoriale, demokratët e Sali Berishës e kanë gati vizionin e tyre sesi duhet të jetë harta e re administrative. PD e Rithemelimit, ashtu sikurse më herët janë artikuluar socialistët dhe grupi Alibeaj, janë pro ndarjes së vendit në rajone. Sipas draftit mbi të cilin po punojnë, vendi do të ndahet në 5 rajone.
Sipas draftit, ata do të jenë Rajoni i Shkodrës, Rajoni i Arbrit, Rajoni Elbasan-Korçë, Rajoni i Muzakajve, Rajoni i Kanoneve.
Ndërkohë në duar ekspertët kanë 3 versione sesa duhet të jetë numri i bashkive, që variojnë nga 80-90 bashki.