Rikthim i basteve? Rama nesër dëgjesë publike në 10:00! Opozita në bllok kundër: Çfarë ndryshoi?

0

Qeveria po mendon rikthimin e basteve online, katër vite pasi u mbyllen me ligj. Report Tv mëson se të mërkurën kryeministri Edi Rama do të organizojë një dëgjesë publike për bastet sportive në orën 10:00. Prezent do të jetë Presidenti i Komiteti Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli, i cili ka qenë pro rihapjes madje ka qenë ndër të parët që ka hedhur për konsultim këtë ide, si edhe përfaqësues edhe Federata Olimpike, Ministria e Financave, Ministria e Arsimit dhe Këshilli i Lartë i sportit.

Nisur nga ky zhvillim, opozita është “çuar” në bllok duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se po synon rikthimin e basteve sportive. Sipas tyre, ky është tregues se kjo qeveri nuk po mendon për qytetarët po për interesat e tyre.Reagimi i parë ka ardhur nga deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e cila nuk i ka kursyer notat e ironisë.

“Njeriu që citonte Kuranin për të këqiat e basteve ka lajmëruar diskutimin për rihapjen e tyre. Jam kurioze te di si do ia justifikoje të tijve ndryshimin e mendjes?! Po shqiptarëve që në tetor 2018 u tha se gjithë pronarët e basteve qenë kriminelë?! Cka ndryshuar nga dje”, shkruan Tabaku.

Pas saj, një reagim erdhi edhe nga deputetja Dhurata Çupi. Ajo thotë se u kuptua që kryeministri Edi Rama kishte si synim rikthimin e basteve që ‘pas publicitetit të qeverisë për suksesin e kampiones Luiza Gega’.

“Dy ditë më parë paralajmërova se pas publicitetit të qeverisë për suksesin e kampiones Luiza Gega po fshihej projekti për rikthimin e basteve sportive. Nesër kryeministri zhvillon takimin e parë publik për këtë çështje pa u bërë akoma 4 vjet nga ndalimi me ligj i basteve sportive. Koha po tregon se kryeministri i vendit nuk ka në axhendë interesin publik. Edi Rama vepron si pjesë e lojës së madhe multimiliardere të basteve sportive, jo si kryeministër. Së shpejti do të shohim shkërrmoqjen finale të premtimit të tij madhor për mbylljen me ligj të basteve sportive, përfshirë edhe ato dixhitale”, shkruan Çupi.

Bastet sportive u mbyllën në vitin 2018 teksa muajt e fundit ka pasur kërkesa për t’i rihapur ato. Së fundmi ka qenë edhe Federatat sportive ku hartuan një peticion ku thuhej se nuk kërkojnë rikthim të kazinove elektronike apo sallave të bingos. Ata propozojnë që të operojnë në treg vetëm operatorë ekonomikë të certifikuar, si edhe të vendoset një moshë limit për personat që do lejohen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu