Transportojnë armë bërthamore, avionët amerikanë do të fluturojnë sot mbi Tiranë

0

Dy avionë bombardues Stratofortress të skuadriljes 23 të Amerikës, që operojnë në bazën RAF Fairford në Mbretëria e Bashkuar, do të kryejnë sot një fluturim në kuotë të ulët në disa vende të Europës Juglindore.

Qëllimi i këtij fluturimi është të demonstrojë përkushtimin e SHBA-së ndaj aleatëve dhe partnerëve të NATO-s të vendosur në Europën Juglindore.

“Për më tepër, kjo do t’u ofrojë qytetarëve mundësinë për të bërë foto, video dhe për të shijuar aeroplanin që fluturon pranë”. Avionët do të fluturojnë mbi ndërtesën e qeverisë së Maqedonisë në Shkup, në Sheshin Skënderbej Tiranë, bregut të Malit të Zi, dhe në Dubrovnik të Kroacisë.

Oraret kur pritet të kalojnë bombarduesit

Shkup 2:35-2:45 p.m
Tiranë 2:50- 3:00 p.m
Mali i Zi 3:05-3:15 p.m

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu