At℮ntɑt mɑfíѻz në Vlorë, vrít℮n dy persona

0

Në këto momente mësohet se bëhet fjalë për Shpati Lenën, 37 vjeç dhe Hakim Xhezon, 34 vjeç që ndërruan jetë nga plagët.

Makina “Mercedes Benz C Class” me të cilin udhëtonin viktimat u qëllua me breshëri kallashnikovi teksa ishte në ecje në autostradën Vlorë-Levan.

Dyshohet se autorët, të cilët lëviznin me një makinë tip “BMW” kanë qenë tre, dy në rolin e ekzekutorit dhe një në rolin e shoferit.

Një makinë e djegur, e cila dyshohet se i përket autorëve u gjet e djegur në Çerven të Fierit, pak minuta pas ngjarjes.

“Mjeti i gjendur i braktisur dhe i djegur, pas verifikimit rezulton të jetë me targa të huaja italiane”, bëri me dije policia.

Po sipas policisë, drejt viktimave është qëlluar me 3 armë zjarri kallashnikov dhe drejt tyre janë zbrazur 30 plumba.

Autorët i kanë ndjekur viktimat, të cilët lëviznin nga Vlora në drejtim të Fierit, derisa kanë dalë paralel me ta dhe i kanë qëlluar. Automjeti i viktimave më pas ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal.

Policia ndërkohë ka blinduar zonën dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu