Petja Rita Petro është kundër vendosjes së shamisë për vajzat, duke filluar që nga mosha 16-vjeçare.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Petro u shpreh se personalisht, nuk e pengon një vajzë apo grua që mban shami, por jo në moshë të mitur.
Sipas Petros, Kosova nuk ka nevojë për një debat fetar, teksa ka pa zgjidhur problemet e saj nacionale.
“Sigurisht që do të isha kundër vendosjes së shamisë, aq më tepër në një moshë të tillë, por që në thelb, mua nuk më pengojnë vajzat apo gratë që mbajnë shaminë, sidomos kur janë të rritura dhe ndihen mirë brenda vetes së tyre. Në një bote demokratike, secili zgjedh të bëjë atë që mendon se është më e mira. Por mbajtja e shamisë dhe aq më tepër në moshën 16 vjeç, normal që jam kundër. Në Kosovë është krijuar një debat për çështje fetare, pa zgjidhur problemet nacionale”, theksoi poetja.






