I keni xhamat e makinës të errët?! Po s’i dhatë lekë, Blendi Gonxhe do ju fusë në burg!

0

Një drejtues mjeti është kallëzuar penalisht në prokurori dhe është dënuar me katër muaj burg (i konvertuar më pas në 8 muaj shërbim prove), për shkak se ishte kapur me dokumentacion të falsifikuar për errësimin e xhamave.

Falsifikimi i dokumenteve dhe errësimi i xhamave të automjeteve përtej normës tashmë është kthyer në problematikë për drejtuesit e mjeteve të cilët nuk marrin certifikim nga Blendi Gonxhe.

Policia Rrugore ka nisur kallëzime penale për rastet e kontrollit të certifikatave false, si edhe kontrolle me matësa për të evidentuar përqindjen e tejçueshmërisë së dritës.

Për periudhën Janar-Qershor janë vendosur mbi 4600 gjoba.

8.4% të 250 mjeteve të testuara 6-mujoin e fundit u janë hequr filmat errësues në xhama. Këto mjete u konstatuan me errësim mbi normat apo të pacertifikuar, që domethënë pa paguar haraçin tek Blendi Gonxhe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu