LSI mban sot Konventën Kombëtare, Ilir Meta rikthehet në krye të partisë

0

5 vite pasi u largua nga drejtimi i LSI-së për të marrë postin e presidentit të vendit, Ilir Meta pritet të rikthehet sërish sot në jetën aktive politike, duke kryesuar partinë të cilën e drejtonte deri tani bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi. Lëvizja Socialiste për Integrim mban sot Konventën Kombëtare, një event i rëndësishëm politik për këtë parti, ndërsa ish-kryetari Ilir Meta do ta shfrytëzojë konventën për një mesazh mbështetësve të tij.

Konventa e LSI do të jetë politike, dhe jo zgjedhore. Fjalime do të mbajnë përveç Metës, edhe figurat qendrore të kësaj force politike. Pas saj, pritet që të zhvillohen zgjedhjet që do të ngjisin sërish në krye themeluesin e kësaj force politike, që siç Report Tv ka mësuar përmes burimeve Ilir Meta mund t’i ndryshojë edhe emrin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu