Fermanet e parevokueshëm britanikë

0
Shkruan Zef Ndreka
Fermani britanik, ky Dekret monark, ky urdhër i parevokueshëm i ardhur nga qeveria e Britanisë së Madhe iu ka ngrirë buzëqeshjen në buzë shumë politikanëve të korruptuar shqiptarë.
Ky ferman shumë i hidhur, deri tani i artikuluar vetëm për Berishën, prek edhe 26 të tjerë.
Shqiptarët mund t’i dinë afërsisht emrat, pasi i njohin ato. I njohin edhe po kaq që kanë ndikuar në namin e keq të Shqipërisë në botë dhe që e kanë lënë vëndin aq mbrapa.
Fermani britanik, në mos ka ardhur, është rrugës për Edi Ramën dhe Ilir Metën!
Fermanet e tjerë do vijnë për gjithë klasën politike 30- vjeçare. USA, Anglia dhe BE e kanë ndarë mendjen, janë të angazhuar dhe as ndalojne, as bëjnë kthim pas, as tolerojnë.
Ato e dinë mirë se në këto 30 vite të gjoja demokracisë, plus 50 vite të diktaturës komuniste, shqiptarët vetëm janë vjedhur, janë torturuar.
Shqiptarët duhet të ishin të parët që duhej të dënonin hajdutët, e jo të na vij keq për to, siç vërehet rëndom , veçanërisht tek foltoristët.
Aspak keqardhje për asnjë!
Vetëm kështu mendohet për vëndin , për kombin , për ardhmërinë e brezave.
Ego-t e Enverit, të Berishës dhe të mbështetësve të tyre , mjaft e morën në qafë Shqipërinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu