Kur do shkoi me pranga SPAK-u tek Peshqit e Mëdhenj?!

0
Shkruan Zef Ndreka
Që të bëhet i besueshëm dhe njëherësh i suksesshëm, SPAK-u duhet të presë flet arrestet për ministra të sotëm, ish ministra, kryebashkiakët e Tiranës, Elbasanit e Fierit, dhe të mbyllë hetimin që është bërë transparent nga komisioni hetimor parlamentar për inçeneratorët. Vetëm atëherë do mund të themi se filloi drejtësia e re të funksionojë.
Qeveria, bashkitë, kompanitë private, dhe shumë nëpunës , janë kapur në vjedhje.
Këto të gjithë, janë një grup i strukturuar kriminal, janë përsona politik të veshur me pushtet dhe të përfshirë në skema të trasha mafjoze , në skandalit e shekullit, të inçerneratorëve!
Përsonat që duhet të ishin në burg, i kemi ende në qeveri!
Edi Rama, është përsoni që ka ndërthurur pushtetin politik me korrupsionin, me abuzimet, me vjedhjet, me mashtrimet.
Janë plot 430 milion euro, duke e radhitur këtë skandal, në aferat me të rënda financiare të Shqipërisë.
Qeveria e Edi Ramës, duhej të kishte rënë , sapo u bë transparenca nga komisioni Tabaku në parlament.
– Pavarësisht se deputetët e foltorës votuan kundër! Njëri ndër to, Këlliçi i urdhëruar dhe i futur në vathin e trëkëndëshit të turpit të Shqipërisë.
– pavaresisht se janë paditur në SPAK kompanitë hajdute që ndajne paratë me qeveritarët !
– pavaresisht se Arben Ahmetaj, tigri i financave , dhe gjallesa Erion Veliaj , përsonat përgjegjës në skandalit e inçerneratorëve, akoma nuk janë dukur në dyert e SPAK-ut, as për të dështuar , as për t’u marrë në pyetje për veprimtaritë kriminale të tyre.
Ç’po bën pra SPAK-u?!
A po vijojnë me hetimin dhe a ju ka mbetur ende çështjes t’u zbuluar, apo e kanë mbyllur këtë dosje?!
Nuk besoj!
Por nuk kuptoj heshtjen dhe mosveprimin e tyre.
Do të ishte shumë tallëse, ofenduese për gjithë shqiptarët, por edhe për amerikanët që kanë investuar dhe investojne ende, nëse SPAK do të mjaftohej me dy përsona të arrestuar deri tani. Janë përsonat më me pak pushtet dhe imunitet që janë të ndaluar.
Duhet zgjeruar rrethi dhe duhet guxuar më tej. Duhet të goditën në thëmbren e Akilit, në kryeministri, tek Kryeministri direkt dhe tek zëvëndësi i tij, tek Gjiknuri, tek çdo përson të përfshirë në skandalit që vazhdon të paguhet ende sot, edhe pse tre kompanitë e inçerneratorëve, drejtuesit e tyre i kanë të shpallur përsona në kërkim, por që ruhen fort nga shteti.
Republika Kryeministrore duhet të goditet siç e meriton dhe siç i ka hije organit të akuzës .
SPAK-ku, por edhe çdo shqiptarë që e ka ndjekur komisionin hetimor në parlament të inçerneratorëve , është i bindur se Rama është i pa shpresë, pa rrugëdalje, sado t’a vonojnë!
Ashtu siç është i pa shpresë trëkëndëshi Rama-Meta-Berisha, por plot iluzione për zgjatimin e pushtetit.
Plehrat e kanë bërë pis qeverinë Rama dhe s’ka SPAK t’i pastroje

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu