Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano shkoi mbrëmjen e kësaj të diele në Fushë Krujë pas atentatit me 3 viktima në autsostradë. Mësohet se së bashku me të kanë qenë edhe krerët e policisë së Durrësit dhe Komisariatit të Policisë së Krujës si dhe të Departamentit të Policisë Kriminale.
Mësohet se Nano ka kërkuar që të kryhet një analize e detajuar e fakteve, provave dhe rrethanave të ngjarjes. Kreu i policisë ka kërkuar të mblidhen sa më shumë pamje të kamerave së sigurisë dhe në një territor sa më të gjerë.
Nano ka kërkuar që të vijojë krehja e zonës me dronë dhe forca speciale. Sipas tij duhet që të përdoren edhe kamera termike që të mundësojnë identifikimin e personave që mund të qarkullojnë gjatë natës pasi mund të jenë fshehur në zonën përreth.
Nano ka lënë porosi që të grumbullohen informacione në rruge operative dhe të shqyrtohen të gjitha pistat mbi autorët e mundshëm të atentatit që u mori jetën 3 të rinjve.
Në fakt, kreu i policisë së shtetit duhet që t’u kërkonte efektivëve që të rikthehen edhe një herë në vendin e ngjarjes për të marrë gëzhojat që gjetën gazetarët pas largimit të ekspertëve