Do të kemi një president apo një hyzmeqar?!

0
Shkruan Denis Dyrnjaja

Gjuha e trupit flet më shumë se fjalët. Mjafton të shohësh pozicionet dhe menjëherë kupton pritshmërinë e presidentit të ri, ose më saktë në këtë foto shihet se kryeministri është njëherësh edhe presidenti që kanë takuar dikë.

Pozita inferiore e bashkëbiseduesit shfaqet dukshëm. Kjo nuk e bën atë si person individualisht pa vlera, por thjeshtë shfaq kompleksitetin e tij ndoshta subkoshient. Kësaj i bashkëngjitet edhe zotimi i tij se do të jetë në lartësinë e detyrës. Këtë zotim ai duhet dhe ia bën publikut, jo propozuesit, sepse kjo e vendos atë në pozitë inferiore në parantezë. Thënë ndryshe ky pasazh tregon përpjekjen për mirënjohje, me nëntekstin”rrofsh që më zgjodhe mua”. Ky pra është kandidati favorit që i duhej Ramës, por jo shqiptarëve., ndaj tanimë Rama duket edhe si kryeministri edhe si presidenti që kanë takuar dikë që ai ka zgjedhur t’i delegojë detyrën.

Nëse Rama do kishte qenë i kujdesshëm për të mos e nxjerrë si të nënshtruar kandidatin, nuk do ta dhe nuk duhej ta thërriste në takim. Duhej gjetur një mënyrë tjetër institucionale për t’i komunikuar propozimin. Psh duke qenë se jemi Republikë Parlamentare dhe presidenti votohet nga Parlamenti, ky takim mund të organizohej në ambientet e Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë edhe me prezencën e Kryetares së Parlamentit që kushtetuta i njeh atributin e ushtrimit të detyrës së presidentit në mungesë të tij. Por kjo do e shpërbënte rëndësinë e kësaj fotoje që Rama e ka të nevojshme, pasi ajo mban digiturën:
Unë kam vendosur ta bëj këtë tipin president.

Dhe se fundi prandaj duhej që presidenti te vinte si një figurë e fuqishme publike me integritet që të thotë “STOP” edhe duke heshtur, madje duke përcaktuar edhe mënyrën vendin dhe protokollin e takimit. Por do duhen edhe shumë vite ndoshta dekada që të dalim nga mendësia otomane e shtetit, ku pushteti buron nga një portë dhe nga një njeri i plotfuqishëm. Te tjerët shkojnë e vijnë rreth tij dhe i janë falënderues atij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu