Foltorja, zhgënjimi i demokratëve!

0
Shkruan Zef Ndreka
Ka shumë vite që demokratët zhgënjehën në politikë. Zhgënjimi ka qënë dhe mbeti një proçes i vazhdueshëm. Foltorja e thelloi akoma më tej.
Këtë e tregoi proçesi i zgjedhjes dje, ku në votimin e fundit që u bë në Foltore, rezultati nxorri fitues dhe u shpall Sekretar i Përgjithshëm i saj Muli, përballë pijanecit Ristani, avokat mbrojtës i familjes së diktatorit Hoxha.
Nga ky moment, pushteti mafioz i Rilindjes ndjehet në rrezik ! Ramës filluan t’i dridhet leqet e këmbeve, i kanë hipur të dridhurat!
Foltorja tani me Mulin , Jozin , Murrizin, Hajdarin, Ristanin, Paloken dhe plot Paloqa të tjerë të korruptuar, do t’ja afrojnë ditët rrëzimit të qeverisë Rama.
Me këto figura të reja e të vjetra njëkohësisht, Foltorja u rrit, u fuqizua, u bashkua falë parullave të non grat-es. Ajo tani shpartallon bllokadat, edhe ato imperialiste, sidomos amerikane!
Me këto figura që humben me 1 milion vota, foltoristët nuk do e hajnë thatë!
Gjith ky proçes – estradë, që përfundoi dje, shqiptarët e kanë përcjellur në heshtje, por jo pa zhgënjimin që pritej.
Mjer Foltorja ku ka rënë me Noken e Ristanin!
Po ashtu, edhe për nënkryetarët e Foltorës!
Staturat politike të tyre janë të nivelit më të ulët, janë pesha të lehta, që as për drejtues në nivel lokal degësh nuk mjaftojnë.
Po çfar rëndësie ka?! – do pyesi dikush tani.
Normal, mjafton Berisha non grata!
Jo më, nqs përgatitet që Foltorja të konvertohet e të “shkrihet” si bisht i LSI-së.
Po sikur Noka të shpallet non grata, sepse janë dëgjuar zëra se është kandidat për këtë titull?!
Çdo të bëhet më Foltorën?!
Si do jetë fati i saj?!
Shumë i trishte fati i drejtuese të lartë , apo udhëheqësve të Foltorës!
Kush e drejton atë, paska lidhje të pa ndashme me non grata-t!
Po sikur t’a marri Foltorën Meta dhe të shpallet edhe ai non grata?!
Zhgënjimi nuk ka fund…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu