I ati 4 vite më parë s’kishte 10 mijë lekë të blinte ilaçet e zemrës, sot Gaz PajënEdi Rama e bëri milioner e pronar tokash

0

Ditën e djeshme u njoftua se aktori i njohur i humorit Gaz Paja ka marrë plot 133 mijë metro katror tokë, nga sheiku Edi Rama.  Kjo tokë është marrë në Dhërmi dhe Gaz Paja nëpërmjet kompanisë së tij dhe një tjetre me të cilën po bashkëpunon është klasifikuar si investitor strategjik në bregdetin e jugut dhe do të investojë rreth 13.8 milionë euro në ndërtimin e një resorti luksoz.

Por një lajm i tillë është shoqëruar me shumë polemika e debate në media, rrjete sociale dhe jo vetëm. Gaz Paja është aktor i trupës së “Portokalli” dhe rroga mujore që merr ka nxitur debate mbi faktin se si ai u bë papritur investitor strategjik që do investojë miliona euro në jug, ndërsa babai i tij nuk ka lekë për ilaçe. Këtë e themi pasi aktori i mirënjohur Luftar Paja në një intervistë për “TCH” në vitin 2018 deklaronte se shteti ka hequr nga lista e ilaçeve me rimbursim një medikament shumë të rëndësishëm për shëndetin e tij.

Asokohe ai deklaroi se pa atë ilaç nuk mund të jetonte dhe si një pensionist që është nuk ia del dot të blejë çdo muaj këtë medikament që kushton 100 mijë lekë të vjetra.

Kur erdhi radha për të marrë trajtimin më tha mjekja që nuk e përfiton se ka disa procedura. Të më heqësh ksarelton mua është të më thuash të shkoj në trombozë, apo të shkoj në varreza të Tufinës apo Sharrës. Unë pensionit jam, nuk më del të blej 100 mijë lekë në muaj këtë ilaç. Do t’i bie në qafë fëmijëve.

Aktori kërkonte mëshirë nga shteti në zgjidhjen e këtij problemi pasi vetë ashtu si shumë pensionistë të tjerë nuk ia del.

Mëshirë për ne. Shumë shumë edhe 5 vjet na ka ngarkesë kjo qeveri. Po jetuam dhe 5 vjetë kemi mirë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu