Bie një vion i NATO-s në Norvegji, s’dihet fati i 4 ushtarëve në bord

0

Marinsat amerikanë konfirmuan se një aeroplan me katër ushtarë në bord u rrëzua në veri të Norvegjisë teksa merrte pjesë në manovrat e NATO-s të quajtura Reagimi i Ftohtë.

Mbi ngjarjen u hap një hetim, raportojnë mediat amerikane, duke theksuar se fati i katër personave në bord nuk u bë i ditur.  Lajmi është dhënë nga Qendra Norvegjeze e Koordinimit të Ndihmës (Jrcc).

V-22 Osprey i Trupave Detare ishte dashur të zbarkonte rreth orës 19, por humbi gjurmët pak para orës 18.30. Një zëdhënës i Jrcc tha se avioni “goditi në tokë” ndërsa kishte mot të keq në zonë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu