Kosova nuk miraton martesat e së njëjtës gjini, reagon BE: Kjo do ketë pasoja

0
Mediat e huaja i kanë kushtuar një artikull special dhe rëndësi të madhe faktit që bashkësia civile e personave me gjini të njëjtë në Kosovë nuk u lejua me ligj që të ketë mundësinë e bashkëjetesës.Ata shkruajnë se parlamenti i Kosovës ka refuzuar ligjin, që do të lejonte çiftet e të njëjtës gjini të krijojnë partneritete civile me ligj. Sipas tyre, ky nuk është lajm i mirë.

Vetëm 28 nga gjithsej 120 deputetë të Kosovës votuan pro projektligjit të propozuar nga qeveria e kryeministrit Albin Kurti. Qeveria e Kosovës kishte shpresuar të bëhej vendi i parë me shumicë myslimane që do të njihte bashkimet e të njëjtës gjini.

Projektligji i propozuar ishte gjithashtu pjesë e reformave të gjera të kodit civil të Kosovës, të mbështetur nga Bashkimi Europian, pra një kërkesë nga jashtë.

Kryeministri Kurti u kishte kërkuar deputetëve që ta miratojnë projektligjin sepse “të drejtat na takojnë neve, ato janë të të gjithëve”. Por pas debatit të ash për, disa deputetë duke përfshirë ligjvënës nga Vetëvendosja e Kurtit votuan kundër legjislacionit.

Në fillim të këtij muaji, delegacioni i BE-së në Prishtinë i kishte kërkuar parlamentit të Kosovës të miratojë një reformë të bashkimeve të të njëjtit gjini, si dhe ligje të tjera për të drejtat e pakicave dhe biznesin.

“Dështimi i miratimit të kodit civil do të ketë pasoja serioze negative në shumë aspekte të jetës së qytetarëve dhe bizneseve të Kosovës, si dhe në zhvillimin ekonomik të Kosovës”, paralajmëroi delegacioni në një deklaratë. Pavarësia e Kosovës deri më tani është njohur nga rreth 100 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe shumica e vendeve të BE-së, por jo nga Serbia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu