Pas Korçës, edhe studentët e UBT-së protestë e madhe kundër rritjes së çmimeve

0

Një numër i madh i studentëve të Universitetit Bujqësor në Tiranë kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë në protestë kundër rritjes së çmimeve në vend.

Në ambjentet e jashtme të universitetit, ata bëjnë thirrje qeverisë që të marrë masa të menjëhershme dhe të ulen çmimet.

“Të bashkuar zgjidhim hallet”, “Eja mblidhuni këtu, këtu”-janë disa nga thirrjet e tyre në këtë protestë.

Protestë po zhvillohet në të njëjtën kohë dhe para Kryeministrisë nga Sindikata e Taksistëve.

Kujtojmë se studentët në Korçë kanë pezulluar mësimin duke marshuar po ashtu në shenjë proteste paraditen e sotme. Janë arrestuar 30 persona në rang kombëtar nga protestat e djeshme kundër rritjes së çmimit të karburantit dhe ushqimeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu