Dita e dytë/ Valë protestash në të gjithë vendin kundër rritjes së çmimeve

0

Rritja e çmimit të karburantit dhe çmimeve të mallrave ka ngritur sërish qytetarët në protestë për të dytën ditë radhazi.

Qindra qytetarë janë mbledhur para kryeministrisë, duke kërkuar nga qeveria që të ndërhyjë për uljen e çmimeve.

Rama pasurohet, çmimet dyfishohen”, kanë thirrur njëzëri protestuesit në kryeqytet.

Dita e dytë/ Valë protestash në të gjithë vendin

Ndërkohë, protesta po mbahen paralelisht në disa qytete të vendit.  Në Lushnjë protestuesit kanë bllokuar qarkullimin në ‘Rrethrrotullimin e Plugut’. Po ashtu, lezhjanët kanë fikur makinat duke bllokuar rrugën në Milot.

Protesta po zhvillohen edhe në Shkodër, Durrës, Berat, Bulqizë etj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu