Çmimi i naftës ka arritur një tjetër rekord në Shqipëri. Në një prej karburanteve në Tiranë, një litër naftës është situr sot me 269 Lekë. Ky është çmimi më i lartë që karburantet kanë arritur në Shqipëri. Dy ditë më parë, i njëjti karburant kishte çmimin 230 Lekë.
Tashmë rritja e çmimeve nuk po ndodhë me ditë apo javë, por me orë. Në pikat e tjera të shitjes më pakicë, karburantet sot vijojnë të kenë çmime nga 240 deri në 250 Lekë.
Qeveria ka vendosur të mos marrë asnjë masë për çmendurinë e çmimeve duke deklaruar se këto janë pasoja të luftës në Ukrainë. Ndërkohë rreth 140 Lekë në çdo litër naftë paguhen taksa.
Ndërkohë nesër, në orën 17:00, para kryeministrisë është njoftuar një protestë e shoqërisë civile. Protestuesit do të kërkojnë uljen e çmimeve dhe heqjen e taksave për karburantet.

