“Më ktheni gradën komisar e paratë”, drejtori i ri i Policisë së Shtetit padit institucionin që do të drejtojë dhe u akuzua si “islamofob” (DOKUMENTET)

0

Gledis Nano, drejtori i ri i Policisë së Shtetit, në vend të të shkarkuarit Ardi Veliu, do të drejtojë institucionin të cilin e paditi në gjykatë 5 vite më parë.

Në vitin 2016, Gjykata Administrative e Apelit do të shqyrtonte padinën e shtetasit Gledis Nano, ku palë e paditur ishte Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Padia e kishte zanafillën te një vendim i vitit 2011, kur drejtor i Policisë së Shtetit ishte Hysni Burgaj dhe kryeministër ishte Sali Berisha dhe Nano kërkonte rimarrjen e  gradës “Komisar”, njohjen e kohës së lirimit nga detyra si vjetërsi shërbimi, dëmshpërblimin për mosridhënien e gradës si dhe detyrimin e të paditur për ta futur në testimin për gradën “Kryekomisar”.

“Objekti: Detyrimin e palës së paditur për t’i ridhënë paditësit gradën “Komisar”, Detyrimin e palës së paditur për t’i njohur paditësit si vjetërsi shërbimi edhe kohën e Lirimit nga detyra. Detyrimin e palës së paditur t’i paguajë paditësit diferencat e papaguara si rezultat i mosridhënies së gradës Detyrimin e palës së paditur për të marrë paditësin në testimin për gradën “Kryekomisar” Anullim i Urdhërit Nr. 1874 Dt 12.10.2011, Pika 2, të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit”-thuhet në ekstraktin e seancës gjyqësore të 15 shtatorit 2016.

Pas ndryshimit të qeverisë, Gledis Nano u rikthye në Policinë e Shtetit. Një vit më parë ai kaloi Vettingun në Komisionin e Jashtëm të Kualifikimit në polici, që i hapi dritën jeshile për të vijuar detyrën si drejtor në Drejtorinë e Antiterrorit, në Policinë e Shtetit, post që drejtonte prej 17 shkurtit 2016 pas një pune të gjatë dhe eksperience 17-vjeçare si pjesë e Policisë së Shtetit.

Radikalët muslimanë e kanë akuzuar si “islamofob”, sepse në vitin 2013 drejtoi hetimet e dosjes së “Imamëve” të arrestuar për terrorizëm dhe drejtoi operacionin sekret të dëbimit të diplomatëve iranianë nga Shqipëria. Më pas u angazhua personalisht në nxjerrjen  nga Kampi Al Hol në Siri të Alvin Berishës dhe më vonë edhe të grave dhe të fëmijëve.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu