Shkarkohet fudulli Ardi Veliu, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë Gledis Nano, i besuar i Amerikanëve

0
Gledis Nano është promovuar jo pak në muajtë e fundit, sidomos pas riatdhesimit të shqiptarëve nga kampi Al-Hol, ndërsa gjatë muajve të verës, Ambasadorja Amerikane në Tiranë i dhuroi certifikatë vlerësimi në luftën ndaj terrorizmit.
Featured image of article: Shkarkohet Ardi Veliu, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë emërohet Gledis Nano

Gledis Nano, drejtori aktual i Antiterrorit mësohet se do të jetë drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se emri i Nanos është mbi tryezën e kryeministrit Edi Rama dhe vendimi është firmosur.

Nano është promovuar jo pak në muajtë e fundit, sidomos pas riatdhesimit të shqiptarëve nga kampi Al-Hol, ndërsa gjatë muajve të verës, Ambasadorja Amerikane në Tiranë i dhuroi certifikatë vlerësimi në luftën ndaj terrorizmit.

Nano aktualisht ka drejtuar që prej 17 shkurtit të vitit 2016, Drejtorinë e Antiterrorit, pas 17 viteve eksperiencë në Policinë e Shtetit. Ai gjithashtu ak qenë në krye të disa operacioneve me rëndësi si dëbimi i diplomatëve iranianë nga Shqipëria dhe dosja e “Imamëve”. Nano njihet si mi besuari i amerikanëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu