Ish-ministri i Brendshëm dhe aktualisht deputet i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka pasur një zënkë me sekretarin e përgjithshëm në PD, Gazmend Bardhi.
Burime shumë të sigurta brenda selisë blu për PORTALI INVESTIGATIV bëjnë me dije se Noka ka qëlluar me shpullë Bardhin. Disa dëshmitarë pohojnë debati i tyre ka qenë i ashpër dhe në gjaknxehtësi e sipër sherri ka kaluar në përplasje fizike.
Kjo përplasje fizike vjen pas vendimit për përjashtimin e ish-kryeministrit Berisha nga kryedemokrati Lulzim Basha prej grupit parlamentar.



