Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se forcat të vendosura në kufi, janë vendosur për sigurinë.
“Sot kam pritur komandantin e KFORI-it. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me ndërkombëtarët dhe mekanizmat e tyre të sigurisë. Forcat tona speciale janë në pikat kufitare që të mbrojnë pikat kufitare dhe policët kufitare.
Nëse nuk do të ishin forcat tona speciale atje, policët tanë kufitare do të ishin rrezikuar seriozisht. Ka kaluar shifra prej 10 mijë automjetesh që kanë ardhur nga Serbia dhe i kanë marrë targat e përkohshme. Asnjë incident në asnjë pikë kufitare. Ku ka polici të Kosovës nuk ka incidente. Policia e Kosovës është tejet profesionale dhe korrekte, shumë kurajoze. Unë i jam shumë mirënjohës. Ne kemi bërë një ofertë, që t’i heqim të gjithë targat e përkohshme, të lëvizim të lirë”, tha kryeministri Albin Kurti.



