Shqiptarja Afërdita Suka deputete në Bundestagun gjerman

0

Afërdita Suka, e cila garoi me Partinë e Gjelbër në Landin e Berlinit, është deputetja e parë shqiptare në Bundestagun gjerman. Sipas exit poll-eve kjo parti ka arritur të fitojë një numër ulësësh të konsiderueshëm, prej 114 të tilla ose 14.3% të votave.

Ajo postoi rezultatin në profilin e saj në Facebook duke falenderuar të gjithë ata që e mbështetën.

Suka, me origjinë nga Kosova, është anagzhuar në Gjermani në mbështetje të emigrantëve prej vitesh dhe është vlerësuar më një sërë çmimesh të ndryshme. Edhe pse garoi në një lagje të banuar nga shumë pak shqiptarë, mbështetja për të qe jashtëzakonisht e madhe.

Partia e Afërdita Sukës është nga ato që ua hap rrugën migrantëve dhe nuk ngurron t’i vërë edhe në krye të listës. Për një kohë të gjatë ajo është drejtuar nga një gjerman me prejardhje turke, Cem Özdemir. Një nga përkrahëset më të forta të Afërdita Sukës në këtë fushatë, ishte ish-ministrja e konsumatorëve në qeverinë e  mëparshme të socialdemokratëve dhe të gjelbërve, Renate Künast, e cila kandidon në të njëjtën zonë elektorale si Afërdita Suka, por për Parlamentin Federal.

Historike! Një shqiptare zgjidhet për herë të parë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu