Rama nis vizitën në Kosovë, pritet në ceremoni zyrtare nga Albin Kurti (VIDEO)

0

Kryeministri Edi Rama ka nisur sot vizitën zyrtare në Kosovë, ku është pritur në një ceremoni nga homologu i tij, Albin Kurti, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Në vizitën e tij në Kosovë, Rama shoqërohet nga Taulant Balla, Elisa Spiropali, Edona Bilali, Bledi Çuçi, Evis Kushi, Mirela Kumbaro, Elva Margariti dhe Eduard Shalsi.

Vizita e Ramës zhvillohet pas ftesës së Kurtit, kur ky i fundit e uroi me rastin e zgjedhjes për herë të tretë kryeministër i Shqipërisë.

Mediat kosovare ditën e djeshme bënë publike edhe axhendën e takimit.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nesër, më 27 shtator 2021, duke filluar nga ora 08:50, pret me ceremoni shtetërore në Sheshin “Skënderbeu”, Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, dhe anëtarë të kabinetit qeveritar të Shqipërisë. Pas takimit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin

Kurti dhe Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, mbajnë konferencë për media në ora 10:20”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu