Muzat, të nëntat sëbashku, lëshuan lotë dhe të puthën me dashuri (Në kujtim të poetit Lazer Preka)

0
Shkruan Prele Milani

Iku pa zë në stinën kur kthehen dadhandyshet. Iku i vetmuar, i heshtur i pa vlerësuar por krenarë në ketë kohë rendë trishtimi . Hidhërimi dhe trishtimi janë pjellore, ato ta fluskojnë shpirtin si forca e Arkimedit. Ti o i dashur mik gjithë jetën penën e ngjeve në detin dhimbjes. Ti e sfidove gravitetin prandaj gurin e zhytur në thellësi të lumit e ngrete lart në qiej duke e shënderruar në vegim poetik. 81 vite nuk janë pak, por jo shumë per një poet mbasi dashurua dhe poeti nuk njohin moshë. Ti këndove dashurisë dhe u lave në shiun e bekuar të saj. Mërzia më kaploj, jo aq se vdiqe i ri, por se humbëm një mik dhe një koleg mirë impozant që as një herë nuk mori poza poeti. Humbëm një pionier dhe dashnor shembullore të hajkut të cilit si pak kush i kushtoj mbi gjysmën e krijimtarisë se tij . Hajku është zhanri më lakonik i poezisë botërore, është një “këngë” që këndohet brenda kufijve të 2-3 vargjeve. E pra kjo këngë sa origjinale e delikate erdhi në universin e poezisë nga Japonia e largët. Arat e hajkut shqiptarë i pluguan me parmendë D. Agolli, I. Kadare, F.Arapi, M. Zeqo, A.Podrimja, H. Alija, B. Mustafai etj . Hajku është poezi e vetmisë, e vetëdijes së dytë të njeriut që e percepton dhe përjeton botën nga këndvështrimi origjinal. I vetmuar, fjalë pak i urtë i zhgënjyer nga veset e liga të ço kohe e çdo klase ngushtimin e gjeti te hajku më cilin u puth e shkoi në shtrat dhe i dha jetë krijimtarisë së tij që beri poet. Ti nuk u ngjite me trupmet podiumeve, as ekraneve të zhurmshme ku “poetet”reklamojnë trofetë e madhnueshme. Krijimtarisë tënde pak kush i beri publicitet, ani se ajo është poezi kokorroshe . Ti erdhe e qëndrove vetmitarë në një qelli pa yje. Ti ike dhe shkove i pa kënduar në një qell nate që nuk pret agim. Poezia jote ndonëse nuk ishte buka e përditshme e lexuesve te rëndomtë ajo është një hajk firmato.

Në qendër të krijimtarisë vure njeriun në sfond të pandarë me natyrën. Poezia jote është dialog me universin femërore e xhunglën mashkullore. Poezia jote është romancë me diellin, hënën, qiellin, me tokën, me ditën dhe natën, me detin dhe lumin, me retë dhe erën, me shiun dhe borën me dashurin dhe urrejtjen. Prehu i qetë dhe ndihu krenare per evlatin që le pas. Per të qenë poet duhet të jesh krenar! Duhet të jesh trim per të thënë unë:
-Unë këndoj! Krenaria është mëkat i nevojshëm per poetin.
Njohe qindra gëzime e hidhërime, shpresa dhe zhgënjime, por në hajkun e jetës tende shkrove: Lazër Preka, njeri i mirë me pasaportën poeti! Kaloruar mbi xhogun e zi more rrugën pa kthim. Ike duke qeshë me frikën që ka kapur botën per kapistradhi dhe s’dihet se ku po e çon. Askush nga gjinia e poeteve nuk pati guxim të përcillte per në banesën e fundit. Më vjen keq që as kush su kujtua të shkruante dy fjalë lamtumire për per kolegun e urtë, anti konformistin fjalë pak që nuk do e kemi më mes nesh.

Vetëm muzat, të nëntat së bashku dhe poezia, lëshuan lëtë dhe të puthën me dashuri!

Ato ishin pasuria dhe testamenti yt më i çmuar.!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu