Bija ime/ Ojky sigurohet që Demir është babai i saj, ja ç’do ndodhë nesër

0

Ojky zemërohet me Demirin sepse nuk shkoi në panair. Demir dhe Ugur përpiqen ta bëjnë Ojkynë të lumtur. Ojky nuk pranon të hajë por ndihmon Demirin të gatuajë. Demir e sheh që Ojky është e mërzitur dhe kërkon të dijë çfarë ka.

Ojky e përlotur i thotë Demirit se nëse nuk është babai i saj nuk është i detyruar të kujdeset për të. Demir mëson se Ojky e ka dëgjuar për testin e ADN. Ai i tregon Ojkysë se nuk e ka parë akoma përgjigjen dhe se nuk i intereson çfarë shkruhet në të sepse ajo mbetet bija e tij. Demir e gris përgjigjen e ADN dhe i premton Ojkysë se nuk do e lërë kurrë. Demir i thotë Ugurit se Ojky është vajza e tij.

Xhandan shkon të ballafaqohet me Demirin. Demir i premton Xhandanit se do i shpjegojë gjithçka. Avokati njofton Demirin se do mbahet seanca e rradhës në gjyq. Demiri i thotë Ojkysë se duhet t’i përgjigjet pyetjeve të gjykatësit. Nëna e prezanton Ugurin me një vajzë. Asu bëhet gati për të shkuar në panair por mëson nga Demiri që panairi mbaroi. Ugur takohet me Xhandanin dhe e siguron që Demiri i ka lënë punët e pista. Xhandan mëson se edhe Xhemali është mashtrues dhe sapo ka dalë nga burgu./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu