U nominua nga Donald Trump për ambasadore në Tiranë, Yuri Kim, Dora e Fortë e Presidentit flet në Senat: Do vëndosim drejtësi në Shqipëri

0

E nominuara nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ambasadore në Shqipëri, Yuri Kim ka dalë para Senatit ku edhe ka folur për axhendën e saj pas akreditimit në Tiranë.

Kim ka thënë se Shqipëria do të inkurajohet për vijimin e reformave ndërsa ka theksuar se mbështet gjithashtu ngritjen e SPAK dhe BKH-së.

“Tre janë prioritetet: I pari inkurajim i Shqipërisë në përmbushjen e detyrimit për rritjen në 2 % të prodhimit të brendshëm të shpenzimeve në fushën e mbrojtjes.

Pika e dytë është promovimi i zhvillimit të Shqipërisë si një vend demokratike dhe vijimi i mbështetjes për zbatimin e reformës në drejtësi. Në terma të menjehërshëm, unë do të shtyj drejtuesit e Shqipërisë për të zgjidhur ngërçin aktual politik në një mënyrë që përforcon kërkesën e pranimit të Shqipërisë në BE

Pika e tretë rritja e shkëmbimeve ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve. Do të punoj për të promovuar eksportet dhe investimet amerikane në Shqipëri në mënyrë që të sigurohen mundësi për qytetarët e SHBA-së dhe Shqipërisë, si dhe të krijohen vende pune në të dyja shtetet. 

Duhet të ndihmojmë Shqipërinë për të ngritur institucionet demokratike. Do të inkurajojmë Shqipërinë për reformat dhe ta ndihmojmë atë për ngritjen e institucioneve të reja”, tha Yuri Kim

Kim është një anëtare e karrierës në Shërbimin e Lartë të Jashtëm, klasë e Këshilltarit dhe ka shërbyer në Departamentin e Shtetit si Drejtor i Zyrës së Çështjeve të Evropës Jugore. Më herët, ajo ishte drejtoreshë e Qendrës së Departamentit të Shtetit për Studimin e Diplomacisë, Shefe e Shtabit të Zëvendëssekretarit të Shtetit dhe Drejtore e Zyrës së Sigurisë Evropiane dhe Çështjeve Politike-Ushtarake.

Ajo ka shërbyer gjithashtu si Asistente Speciale e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit dhe si një anëtare e delegacionit të Shteteve të Bashkuara në bisedimet gjashtëpartiake për t’i dhënë fund programit bërthamor të Koresë së Veriut. Ajo gjithashtu shërbeu si Këshilltare Politike në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Bagdad, Irak, dhe më pas në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Ankara të Turqisë.  Kim fitoi një B.A. nga Universiteti i Pensilvanisë dhe një M.Phil. nga Universiteti i Kembrixhit. Ajo flet gjuhën koreane, kineze (mandarin), japoneze dhe turke.

Ndërkohë kujtojmë se Donald Lu ishte ambasadori i fundit që ka përfaqësuar Shtetet e Bashkuara në vendin tonë i cili u largua nga Shqipëria pas përfundimit të misionit të tij në Maj të vitit 2018.

Ky vendim i Trump vjen në një kohë kur situate politike në vend paraqitet mjaft problematike dhe e tensionuar për shkak të mosmarrëveshjeve të palëve, ndërkohë duhet theksuar se qëndrimi I përfaqësuesve të ambasadës ameriaken të akredituar në Shqipëri kohët e fundit ka qenë I rezervuar për çështje të aktualitetit politik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu