Demir i tregon Ugurit se ka vendosur të zhvendoset në një shtëpi dhe do ja bëjë surprizë Ojkysë. Demir merr një shtëpi private pranë shtëpisë së Ugurit. Ai dhe Ugur blejnë sende për shtëpinë dhe e rregullojnë.
Xhemal përpiqet të bindë Asunë të marrë kujdestarinë e Ojkysë. Xhandan i tregon Demirit se do largohet nga Turqia për një punë jashtë vendit. Demir mërzitet nga vendimi i Xhandanit. Xhandan nuk pranon të takojë Ojkynë që të mos mërzitet akoma më shumë. Ugur merr Ojkynë nga shkolla dhe shkojnë në një restorant.
Atje takohen me mësuesen e Ojkysë. Ugur përpiqet të jetë i sjellshëm me mësuesen por turpërohet para saj kur padashje i derdh limonatën në rroba. Demir surprizon Ojkynë duke i treguar shtëpinë e re. Ojky gëzohet shumë dhe përlotet kur sheh se tani ka dhomën e saj. Xhemal mëson ku po qëndrojnë Ojky dhe Demir. Asu shkon në shtëpinë e tyre dhe derën e hap Ojky. Ojky i kërkon llogari Demirit se kush është Asu. Demir nxehet me Ojkynë. Asu nuk arrin dot t’i thotë Demirit se ajo është nëna e Ojkysë./revistawho.com