Këshilli Evropian, përmes një drafti paraprak, i ka vendosur 9 kushte Shqipërisë për t’i plotësuar në këmbim të nisjes së bisedimeve për integrimin në Bashkimin Evropian. Një nga kushtet parashikon ndëshkimin e funksionarëve të përfshirë në krime zgjedhore.
Ky kusht u vendos për herë të parë nga Bundestagu gjerman, ndërsa tani pritet të marrë mbështetjen e të gjitha vendeve të Bashkimit Evropian. Brukseli i referohet publikimit të disa përgjimeve nga BILD në Gjermani, ku provohej se si banda në pushtet i vjedh zgjedhjet në Shqipëri, për të vijuar sundimin dhe vjedhjen e shqiptarëve. Në përgjime u shfaq vetë babloku i madh Edi Rama, i cili doli si koka e mafies zgjedhore në Shqipëri. Më tej në përgjime dolën Ulsi Manja, Damin Gjiknuri, Vangjush Dako, deputetë dhe drejtorë.
Ulsi Manja, sipas përgjimeve, shpërblente me poste më të larta drejtorët që ishin përfshirë në mbledhjen e votave. Manja i thotë shefit të komisariatit “Me kryeministrin… “Ne mendojmë të shkosh ma nalt o burrë. Dëgjo mu, fol me Xhemalin se këtë e kam si shefin e komisionit të sigurisë. Ne duam të vish ma nalt, për ndonjë gjë më të madhe se mua Bulqiza më duket gjë e vogël”.
Krimi është shumë i rëndë. Së pari, tregon se si Edi Rama, me ushtarin e tij, Ulsi Manja, përdorin krerët e policisë për të mbledhur vota. Së dyti, kjo tregon se si mafia në pushtet e ka kapur administratën publike, duke e përdorur për interesa të saj, pa pyetur për ligj, meritokraci dhe konkurse. Demaskimi i Manjës rrëzon të gjithë propagandën e Ramës për emërimet në administratë.
Tani me të drejtë, Bashkimi Evropian kërkon që Ulsi Manja të futet në burg. Arrestimi tij dhe shokëve të tjerë është kusht për hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Dhe këtu ka një paradoks. Ulsi Manja duhet të arrestohet nga Arta Marku. Arta Markun e vendosi Ulsi Manja në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, duke i mbushur mendjen Ramës se ishte besnike dhe nuk hapte probleme. Dhe ashtu ndodhi. Qeveria vjedh qetësisht. Por, BE-ja ka vendosur si kusht ndëshkimin e Manjës për krime zgjedhore. Por a mund ta arrestojë Ulsi Manjën ‘delja’ e tij në krye të Prokurorisë së Përgjithshme? Ka vetëm një zgjidhje, që SPAK-u të arrestojë Manjën bashkë me ‘delen’ e tij. Maqedonia e arrestoi Prokuroren Speciale! /Pamfleti






