Ashley Judd, aktorja me famë botërore ka treguar për herë të parë në publik një ngjarje të hidhur të jetës së saj, që ka lënë padyshim gjurmë në memorie.
E ftuar në konferencën ‘Women in the World Summit’, 50-vjeçarja ka treguar se në të kaluarën është përdh*nuar tre herë. Ajo ka mbetur shtatzënë gjatë një prej përdh*nimeve dhe zgjodhi që të abortonte fëmijën.
Deklarata e aktores:
Unë jam mirënjohëse që e kam bërë në mënyrë të sigurt dhe të rregullt. Nuk do të mundja dot kurrë të ndaja fëmijën tim me një përdh*nues”.
Ashley Judd, tashmë 50-vjeçare, përveçse si aktore, njihet edhe si një aktiviste politike. Në aktrim, rolet më të spikatura të saj janë në filmat “Rubi në parajsë”, “Puth vajzat”, “Ku është zemra”, etj.