I mbani mend Rebelet? Ja çfarë ka ndodhur me Robertën, Mian dhe Lupitën

0

Me siguri të gjithë e mbani mend “Rebelët”, serialin meksikan që mblodhi para ekranit vajza e djem adoleshent në vitin 2006. Kanë kaluar vite, por Robertën, Mian dhe Lupitën të gjithë i kujtojmë si vajzat rebele të shkollës së mesme. Por çfarë ka ndodhur me to pas kaq shumë vitesh?

Dulce Maria, e njohur si “Roberta”, kohët e fundit ka hequr dorë nga aktrimi pasi prej dy vitesh nuk ka luajtur në asnjë serial apo film. 33-vjeçarja është gjithashtu edhe këngëtare dhe videoklipi i saj i fundit mban titullin “Tal vez en Roma”.

Sa i përket jetës private, Dulce është në një lidhje me producentin Paco Alvarez transmeton Xing.al. Këto janë fotot më të fundit nga çifti.

Anahi, e njohur si “Mia” nga ana tjetër është përqëndruar tek jeta familjare dhe i ka lënë pas dore telenovelat, por edhe muzikën. Aktorja 35-vjeçare është e martuar që prej vitit 2015 me politikanin Manuel Velasco Coello.

Ata kanë një djalë me të cilin poston shpeshherë foto. Këto janë disa nga fotot më të fundit të Anahit me familjen.

Ndërsa Maite Perroni, e njohur si “Lupita”, vazhdon të jetë aktive si me këngë duke nxjerrë disa albume, ashtu edhe me role në telenovela të ndryshme. 35-vjeçarja vetëm 3 muaj më parë publikoi videoklipin e saj të ri me titull “Bum bum dale dale”./Xing.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu