Fahriye Evcen dhe Burak Ozcivit janë të martuar prej 2 vitesh dhe në pritje të fëmijës së tyre të parë. Aktorja e njohur, Evcen është në muajin e 7-të të shtatzënisë, por së fundmi ka pasur probleme me shëndetin e saj dhe është shtruar menjëherë në spital.
Mediat turke kanë raportuar së 32-vjeçarja është prekur nga virozat e stinës, por për shkak dhe të gjendjes në të cilën ndodhet, ka shfaqur komplikacione. Ajo ka humbur imunitetin dhe është duke u mbikëqyrur gjatë gjithë kohës nga mjekët.
Ndërkohë partneri i saj, Burak ndodhet pranë saj në këto momente dhe siç dihet nuk do të marrë pjesë në asnjë projekt të ri kinematografik deri sa të vijë në jetë fëmija i tyre i parë./revistawho.com