Bixhoz me dashurinë -Një telefonatë nga Texh trondit Xhanvin, ja ç’do ndodhë nesër

0

Anika dhe Shivai darkojnë së bashku. Rudra i fotografon dhe e poston foton e tyre në Facebook. Ragni sheh foton dhe nxehet. Ajo telefonon Samarin dhe i thotë të vënë në zbatim planin e tyre. Gjatë darkës Anika dhe Shivai zbulojnë se nuk e kanë ftuar njëri-tjetrin por ka qenë plani i Omit dhe Rudrës. Anika dhe Shivai zihen. Anika largohet me nerva. Shivai qorton vëllezërit dhe i thotë se ai nuk mund ta harrojë atë që bëri Anika. Rudra mendon t’i tregojë të vërtetën Shivait por Om e ndalon dhe i kujton premtimin që i bënë Anikës.

Gori vesh rroba gjimnastike dhe bën fiskulutrë me Rudrën. Ajo do që Om të frymëzohet për të pikturuar por ka gjetur mënyrën e gabuar. Om komplimenton Gorin dhe e falenderon që u përpoq. Rudra ja merr usb-n Bavjas. Ai kërkon të dijë çfarë fshihet në të. Bavja josh Rudrën dhe më pas i vendos prangat duke e lënë të lidhur në shtrat. Rudra kërkon ndihmë. Shivai dhe Om tallen me Rudrën dhe nuk e ndihmojnë. Xhanvi sheh makthe me Texhin. Ajo merr një telefonatë nga numri i Texhit. Xhanvi i tregon Zvetlanës që Texh është gjallë por ajo nuk e beson. Telefoni bie përsëri. Zvetlana mëson se menaxheri i hotelit ka gjetur telefonin e Texhit dhe ka telefonuar. Pinki i tregon Shivait që Texh po bredh me një tjetër. Shivai e ka mendjen tek Anika dhe mendon se ajo po i fsheh diçka. Shivai pyet Pinkin nëse e di çfarë po fsheh Anika. Pinki kujton momentin kur kërcënoi Anikën./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu