Anika bën namin në Indi, fiton çmimin e rëndësishëm dhe mahnit me pamjen

0

Aktorja e serialit indian “Bixhoz me dashurinë” ka pasur vetëm sukses së fundmi. Këtë javë u mbajt në Indi eventi prestigjioz “Sol Lions Gold Awards” ku Surbhi Chandna u nderua me çmimin “Aktorja më e mirë”. Surbhi u shfaq në “Sol Lions Gold Awards” e veshur shumë moderne, me pantallona dhe një bluzë të qendisur. Veshja e aktores u komentua shumë, si dhe modeli e makjazhi i thjeshtë që ajo kishte preferuar të mbante. “Dashuria juaj e pashterueshme vazhdon të shtojë çmime duke më shpallur “Aktoren më të mirë”. Jam e përulur që nderohem me këtë çmim dhe faleminderit që më vlerësoni dhe inkurajoni” –u shpreh aktorja që luan rolin e Anikës pasi fitoi çmimin./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu