Kaja e çon Arzun në një shtëpi të re. Sapo Kaja i heq prangat Arzu ja mbath vrapit dhe kërkon ndihmë. Kaja arrin ta kapë Arzun dhe e fut brenda në shtëpi. Arzu i lutet ta lërë të shkojë dhe të zhduket nga jeta e saj. Kaja i thotë se jeta e saj është vetë ai. Arzu i gjuan në shpullë. Mahir njofton Selimin se shuma të cilën Kaja i ka dhënë Xhengizit nuk ndodhet në asnjë llogari. Orhan i kërkon Selimit që paratë të kthehen në vendin e tyre sa më shpejt pasi kompania do falimentojë.
Selim i jep fjalën që do i kthejë ato para. Ai kërkon falje në emër të Xhengizit. Kaja i tregon Arzus rrobat e saj të vjetra të cilat ai i ka ruajtur. Kaja i kërkon Arzus të veshë rrobat e vjetra. Arzu nuk pranon. Kaja i thotë se së shpejti familjes së saj do i shkojë lajmi që ajo ka vd*kur. Arzu detyrohet të veshë rrobat e vjetra. Halil njofton policinë dhe u tregon se një grua u hodh në greminë. Policët gjejnë çantën e Arzus dhe mësojnë se gruaja që u hodh në greminë është Arzu Sojer. Xhengiz fillon të flasë nga pak. Ai kërkon Selimin por shërbëtorja thërret Nilgynin.
Nilgyn urdhëron shërbëtoren mos t’ja thotë Selimit që Xhengiz ka folur. Halil i jep para shërbëtores dhe mëson se Xhengiz ka folur. Sema gjen letrën që Arzu i ka lënë Melisës dhe e lexon. Arzu i shkruan Melisës se në momentin kur të marrë letrën ajo do jetë e vd*kur. Sema tronditet. Selim përballet me Melisën. Ai e kërcënon të qëndrojë larg Xhenetit. Kaja shtron darkë për veten dhe Arzun. Arzu nuk pranon të hajë. Kaja thyen pjatat. Ai i tregon Arzus shenjat që ka në kurriz. Arzu i thotë Kajas se ai meriton vetëm vd*kjen pasi ja ktheu jetën në ferr. Kaja e kërcënon se deri kur të vd*së ajo do jetë pranë tij. Policia njofton Mahirin për vetëvr*sjen e Arzus. Mahir tronditet.