Zgjedhjet në SHBA/ “Do shtrohet tryeza për zgjedhjet e 2024”, John Bolton: Republikanët do kontrollojnë Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve

0

SHBA po mban zgjedhjet afatmesme, ndërsa referuar sondazheve paraprake, demokratët po presin një natë vërtet të keqe.

Ish-këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, John Bolton, ka thënë se gjendja shpirtërore mes demokratëve sot është “shumë depresive”.

Duke folur për Sky News, ai u shpreh se “parashikon kontrollin republikan të Dhomës së Përfaqësuesve dhe me shumë gjasa edhe Senatin”.

Ai i përshkroi zgjedhjet e ndërmjetme si një “referendum” për presidencën e Joe Biden, duke thënë se publiku është i pakënaqur me çështjet si gjendja ekonomike, ligjin dhe rendin.

Deri nesër, zoti Bolton beson se të dyja palët do ta kthejnë vëmendjen drejt viti 2024 kur do të mbahen zgjedhjet presidenciale.

“Shumë nga ato që do të ndodhin, do të shtrojnë tryezën për zgjedhjet e ardhshme,” tha ai.

Por sa i përket debatit nëse Donald Trump do të kandidojë – siç pritet gjerësisht – Bolton tha se ai ka “pikëpamjen e pakicës” se ish-presidenti nuk do ta bëjë këtë. Ai tha se beson se zoti Trump nuk do të dojë të rrezikojë “të jetë humbës”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu