Yuri Kim, drejt largimit nga Shqipëria/ Nisin procedurat për zëvendësimin e ambasadores së SHBA

0

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri kim, pas tre vitesh qëndrim në vendin tonë, është drejt largimit nga Shqipëria.

Ministria e Jashtme ka konfirmuar pak minuta më parë se kanë nisur procedurat për zëvendësimin e ambasadores amerikane.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Ministria e Jashtme ka theksuar se nuk mund të japë ende detaje për emrin e ambasadorit të ri që pritet të zëvendësojë Yuri Kim.

“Në përgjigje të interesimeve të medias gjatë gjithë ditës dhe për të shmangur çdo spekullim mbi “heshtjen” e MEPJ, konfirmojmë se procedura e zëvendësimit të ambasadores Kim ka nisur zyrtarisht, ndërkohë që për emrin e ambasadorit të ri procedura nuk na mundëson të bëjmë komente”, thuhet në deklaratë.

Kjutojmë se Yuri Kim mbërriti në Tiranë si Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri në 22 janar të 2020-ës, ku zëvendësoi Donald Lu. Tashmë pas 3 vitesh, ajo do të duhet të largohet. B.A.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu