Xhudo/ Kosova në Botëror pa medalisten olimpike

0

Ekipi i Kosovës në xhudo do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror, që mbahet nga 6 deri më 13 tetor 2022 në Tashkent të Uzbekistanit. Kosova përfaqësohet me 4 garuese. Ekipit i prin kampionia olimpike Distria Krasniqi, që garon në kategorinë deri në 52 kg.

Ndërsa, garueset tjera kosovare do të jenë Flaka Loxha (-57 kg), Laura Fazliu (-63 kg) dhe Loriana Kuka (-78 kg). Krasniqi është kampione olimpike Tokio 2020 dhe medaliste e bronztë e botës 2019, Kuka është medaliste e bronztë e botës 2019, ndërsa Fazliu që po shijon formë të mirë këtë vit, është nënkampione e Evropës 2022. Loxha dalëngadalë po ngrihet në nivele të larta. Të gjithë janë bursistë olimpikë për Lojërat Olimpike Paris 2024. Botërorit do t’i mungojnë familja Gjakova, Nora dhe Akili. Të dy sipas trajnerit Driton Kuka mungojnë shkaku i lëndimeve. Nora është kampione olimpike “Tokio 2020”, ndërsa vitin e kaluar fitoi medaljen e bronztë në Botëror, në kategorinë -57 kg. Akili është kampion i Evropës 2021, kategoria -73 kg dhe vendi i shtatë në Tokio 2020. Loxha, garon të shtunën, Fazliu të dielën, ndërsa të martën Kuka. Komiteti Olimpik i Kosovës iu uron shumë fat dhe suksese ekipit tonë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu