Xhemre del nga spitali dhe rikthehet në jetimore, nesër në “Lule të vetmuara”

0

Xhemre arrin t’i njoftojë mikeshat për vendndodhjen e saj. Vajzat shkojnë në spitalin ku po qëndron Xhemre por nuk i lejojnë të futen. Vajzat kërkojnë në çdo derë të spitalit për Xhemrenë dhe arrijnë ta gjejnë atë. Xhemre i lutet mikeshave të saj ta shpëtojnë. Feride bisedon me doktorin dhe bie dakort që Xhemresë t’i bëhen analizat.

Nazan mëson se personi që e rrëmbeu është bashkëpunëtori i Emelit. Ajo kupton të gjithë planin e Emelit dhe e kërcënon. Banu vendos të jetojë në një shtëpi me qera. Nazan nuk tregon të vërtetën e rezultatit të analizave të Xhemres.

Songyl përgatitet së bashku me Toprakun për konkursin e notit. Meral zbulon një provë kundër Ihsanit. Emel e nxjerr Xhemrenë nga spitali por kjo e fundit nuk pranon të jetojë më me të. Xhemre rikthehet në jetimore./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu