Vritet krimineli Mond Çekiçi në Durrës/ Ishte mik i Vangjush Dakos, Ramës, etj. dhe hajdut votash për PS!

0

Atentati mafioz që ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin e Durrësit ka zbuluar edhe lidhjet e anëtarit të bandës së Durrësit “Mond Çekiçi” me Partinë Socialiste dhe institucionet shtetërore në këtë qytet si dhe ndihmën që ka dhënë ai gjatë fushatave elektorale në shërbim të Vangjush Dakos.

Ka qenë ish-kryeministri, Sali Berisha, i cili ka rishpërndarë në faqen e tij në Facebook denoncimin e një qytetari nga qyteti bregdetar të bërë që në mars të vitit 2019, i cili i shkruan Berishës se Edmond Koçi, alias “Mond Çekiçi” kontrollonte portin e Durrësit, edhe pse ishte në arrest shtëpie.  Gjithashtu në këtë denoncim zbulohet se “Çekiçi” ka qenë shumë aktiv në fushatat elektorale të Partisë Socialiste dhe shoqërohej vazhdimisht me Administratorin e Përgjithshëm të OSHEE-së, Adrian Çelën dhe ish-kryebashkiakun Vangjush Dako.

Postimi i plotë i ish-kryeministri Sali Berisha: ‘Çekiçi’ në arrest shtepie, biznesin e kishte në portin e Durrësit. Ai shëtiste me Drejtorin e Policisë, Gjushin dhe Ard Çelën. Dy vite më parë qytetari dixhital e kishte denoncuar pushtimin e portit të Durrësit. Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital dhe statusin e publikuar në mars të vitit 2019.” – nënvizon ish-Kryeministri.

                                                    Përshendetje dr. Berisha
Mond Çekiçi që u ekzektua sot kishte biznes në port dhe ishte shumë aktiv me të gjithë ushtarët e tij në fushatë për PS-në tani. Ai ka qënë në arrestë shtëpie, por lëvizte i lirë dhe shoqërohej me Drejtorin e Policisë së Durrësit, me Ard Çelën dhe Vangjush Dakon.Ju e keni denoncuar atë më parë për biznesin e tij në portin e Durrësit. Këtu me poshte keni denoncimin e tij nga qytetari dixhital dhe postuar në Fb më 1 mars të vitit 2019. “Porti i Durrësit në dorën e bandave të Avdylëve, Çekiçëve, arenë e të gjitha trafiqeve kriminale!”
Doktor Berisha.

Me sinqeritetin më të madh të betohem që nuk mendoja të të shkruaja ndonjëherë si simpatizant i së majtës që jam. Por mora shkas nga denoncimi që bëtë ditë më parë për kolegët e mi që u dhunuan në port. Jam pjesë e “Security” të portit e sinqerisht aty është bërë të ikësh me vrap se çdo gjë e kanë marrë në dorë bandat.

Ne duhet të mbyllim sytë e mos të flasim se hamë ndonjë tytë pistolete kokës. Kanë zaptuar çdo gjë. Në bashkëpunim me këtë drejtorin, nxjerrin gjithë natën naftë kondrabandë nga anijet e ne duhet të heshtim. Ka zaptuar gjithë atë territor në mes të portit ky grup kriminal e do bëjë dhe karburant aty që të marrin naftën. Kanë dhe grupet e veta që kanë kontratë me portin për të ngarkuar dhe shkarkuar anijet.

Dhe pse i kanë mbi 2 mijë euro borxh portit e prapë lejohen me punu se ndryshe hanë pistoletë kokës e janë po ata që ngarkojnë e shkarkojnë dhe mallin e drogën që vjen e ikën. Nuk di çfarë bën Kontrolli i Shtetit e si nuk kap njeri me 2 milionë euro borxh që kanë Mond Çekiçi me shokë, grupi i Vangjushit e Avdylajve.

Nuk punojmë dot më po ç’ti bëjmë halleve e kalamajve se ç’nuk na shohin sytë. Banda gangstera në zaptim total të portit të Durrësit.

Ty të ruajt Zoti e na ndihmo me këta alabakë se në hall të madh jemi, se këta janë palë me drejtorin e bëjnë gjithë punët e pista. I verifikon kollaj fare dhe për terrenin që kanë zënë dhe për borxhet që kanë dhe për kondrabandën që bëjnë me drejtorin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu