Vrasje të vogla/ Oja i tregon Merves dhe Pelinit të dashurin e saj, ja ç’do ndodhë të hënën

0

Tajlan shkon të takojë Merven dhe habitet kur ajo e akuzon se ai ka lidhje me Ojan. Merve e paralajmëron Tajlanin se Pelin do ja marrë shpirtin. Nihal telefonon Merven dhe i tregon se Burxhu po kërkon për shtëpi në rezidencë. Merve i thotë Nihalit ta telefonojë sërish të nesërmen në mëngjes. Tajlan shkon në shtëpinë e Ojas dhe e pyet çfarë prove kanë gjetur vajzat. Oja ja pret shpresat Tajlanit dhe i thotë se nuk ka asgjë të tij. Oja kontrollon në shtëpi për manshetën por nuk e gjen. Tajlan pret që Pelin të bëjë sherr por ajo sillet shumë normal. Tajlan dhe Pelin i shprehin dashurinë njëri-tjetrit.

Tajlan sigurohet që Pelin nuk dyshon tek ai. Nihal telefonon Mehmetin dhe i tregon se Burxhu zgjodhi një shtëpi shumë të shtrenjtë. Mehmet habitet nga çmimi shumë i lartë. Arzu pyet Merven nëse flet ndonjëherë me Serhanin për punën. Merve thotë se nuk flasin për këtë gjë dhe Arzu nuk i tregon që kompania po shkon drejt falimentit. Nihal telefonon Merven dhe i rikujton që Burxhu kërkon shtëpi. Merve nuk pranon dhe bisedon në sy të Arzus. Burxhu ëndërron për shtëpinë e re. Oja nuk shkon të konsumojë mëngjesin me mikeshat. Merve dhe Pelin i hedhin fjalë njëra-tjetrës për Ojan. Estetistja rikthehet në shtëpinë e Ojas dhe lë manshetën. Oja kupton që estetisten e ka infiltruar Merve dhe Pelin. Oja i kërkon Serhanit të takohen dhe i jep manshetën. Serhan i tregon Ojas se kur i humbi mansheta porositi një tjetër. Oja i thotë Serhanit se ka vendosur që ata të mos takohen më kurrë. Serhan largohet i lënduar. Oja i tregon estetistes se ka të dashur dhe e përshkruan si mashkullin perfekt. Estetistja e pyet nëse lidhja e tyre është e fshehtë por Oja i thotë se të dy janë beqarë. Estetistja shkon i tregon Merves. Merve bëhet kurioze dhe i tregon Pelinit. Pelin i tregon Tajlanit. Pelin nuk e lejon Tajlanin të takohet me Mehmetin. Tajlan takohet fshehtas me Mehmetin dhe bashkë me djemtë e tyre shkojnë të shohin ndeshjen. Merve dhe Pelin shkojnë në shtëpinë e Ojas dhe përpiqen të mësojnë kush është i dashuri i saj. Oja i tregon Merves dhe Pelinit për të dashurin e saj. Merve vendos të bëjë një darkë për të takuar të dashurin e Ojas. /revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu