Video/ Amerikanët festojnë, Joe Biden zgjidhet president

0

SHBA- Joe Biden do të jetë presidenti i 46 i SHBA-ve, pasi mundi rivalin e tij në zgjedhje, Donald Trump.

Menjëherë pas projektimit të Biden si fitues, ka shpërthyer festa në shumë prej shteteve në SHBA dhe shumë qytetarë po festojnë.

Biden ka reaguar pak më parë në rrjetin social Twitter, me një mesazh të shkurtër për amerikanët.
Amerikë, jam i nderuar që më keni zgjedhur për të udhëhequr vendin tonë të jashtëzakonshëm. Puna që kemi përpara është e vështirë, por unë ju premtoj këtë: Unë do të jem president për të gjithë amerikanët – nëse votuat apo jo për mua. Unë do ta ruaj besimin që më keni dhënë”, shkruan Biden.

Njëkohësisht ka reaguar edhe zëvendëspresidentja e ardhshme, Kamala Harris.“Këto zgjedhje janë shumë më tepër se sa unë dhe Joe Biden. Ka të bëjë me shpirtin e Amerikës dhe vendosmërinë tonë për të luftuar për të. Kemi shumë punë për të bërë. Le të fillojmë!”. shkruan Harris.

VIDEO:

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu